Presidenti Thaçi përkujton masakrën e Lubeniqit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Lubeniqit ku 20 vjet më parë forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 80 civilë.
Ai ka thënë se liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha sipas Thaçit, është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve.
“Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/