Presidenti Thaçi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën
11 janar 2018
| 11:45
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dy veprimtarët e çështjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, me rastin e 34-vjetorit të rënies së tyre.
“Sot është 34-vjetori i rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, dy veprimtarëve të hershëm të rezistencës dhe përpjekjeve tona për liri e pavarësi. Ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre dhe do t’i kujtojmë gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853.1073741830.215598455177188/1776411122429239/?type=3&theater