Presidenti Thaçi pinë kafe me dy kryetarët e dy komunave të Drenicës
04 shkurt 2018
| 16:37
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të dielën me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe atë të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ky i fundit ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se ky takim ishte përtej çdo politike.
“Pata kënaqësinë që së bashku me miqtë e mi, me presidentin Thaçi, kryetarin dhe nënkryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, të pimë kafe, në Drenicë, përtej çdo politike. E kaluara me të tashmen japin optimizëm dhe zgjidhje të mira për të ardhmen tonë”, ka shkruar Lladrovci.