Presidenti Thaçi po qëndron në Shqipëri (Foto)

26 qershor 2020 | 17:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Tiranë sot rreth mesditës. Ai ndodhej në Vjenë prej dy ditësh, ku kryeqyteti austriak ishte ndalesa para nisjes për në Uashington, por ngritja e akuzave nga Gjykata Speciale ndaj tij e la në mes këtë vizitë.

Ndërsa pritej që të shkonte direkt në Kosovë, presidenti Thaçi ka zbritur në Tiranë, e më pas i është drejtuar jugut të Shqipërisë.

“Top Channel” ka siguruar fotot e tij në një restorant të njohur, ku presidenti dhe shoqëruesit e tij kanë drekuar në një restorant në Ardenicë nga ku është larguar në orën 16.15 minuta.

Presidenti ka qëndruar për mbi një orë në ambientet e brendshme të restorantit larg vështrimit të klientëve të tjerë. Të dielën në mbrëmje ai ka premtuar se do të jetë në Prishtinë dhe do të flasë nga zyra e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27.06.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Gjilan 1.…