Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Austrisë

03 shtator 2019 | 16:26

Ambasadori i ri i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me rastin e dorëzimit të kredencialeve te presidenti Hashim Thaçi, është zotuar se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve mike.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij, ka thënë se Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi për raportet me Austrinë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe ka shtuar se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në vendin tonë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbatimi i duhur i kornizës ligjore, reagimi në kohë dhe…