Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë, Danijela Barisic.
Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona.
Ai ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat sidomos në atë të integrimeve euroatlantike.
“Kroacia është një partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet tona të mira duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë”, ka thënë presidenti.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka theksuar se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa është e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ndjekin rrugën e reformave të Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.