Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë
12 shkurt 2019
| 15:47
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, e ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës.
/Epoka e re/