Presidenti Thaçi reagon ashpër: Sveçla le ta merr Kurtin, i pres në shtëpi

29 prill 2020 | 22:35

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një lidhje telefonike për “Debat Plus” ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës nga Shqipëria në Kosovë ka hyrë në procedura të njëjta.

“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”.

“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”.

Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me të në Kosovë.

Reagimi i Presidentit vjen pasi Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Presidenti i Kosovës mbrëmë ka kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar Protokolli i shtetit.

Për këtë po dyshohet se ka skenar që Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë kreun e AKR-së Behgjet Pacollin në Kosovë.

Sveçla ka thënë se nëse konfirmohet se kreu i AKR-së ka qenë në veturën e presidentit, atëherë Thaçi duhet t’i nënshtrohet masave të karantinimit ose vetizolimit në pajtim me vendimet e marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi e ka jep një lajm të mirë…