Presidenti Thaçi: Roli i ShBA-së ka qenë dhe do të mbetet vendimtar për ne

29 prill 2019 | 17:27

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar  ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Ai ka thënë se për Republikën e Kosovës është shumë i rëndësishëm koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Thaçit, roli i ShBA-së ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë vendimtar për ne.

“Për Republikën e Kosovës është shumë i rëndësishëm koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para nisjes së Samitit të Berlinit, një takim me rëndësi kishim edhe me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Roli i ShBA-së ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë vendimtar për ne. Jemi të bekuar me mbështetjen e ShBA-së”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në Ligën e Femrave, KBF Prishtina do të…