
Presidenti Thaçi: Sa më parë duhet të formohet qeveria e re
Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka bërë thirrje që sa më parë të formohet qeveria e re.
“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jem në përputhje me Kushtetutën. U konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve të Kushtetueses. Më e rëndësishmja është se ajo konfirmoi se Kuvendi është institucioni më i lartë politik në vend”, ka thënë ai.
“Duhet sa më parë të formohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri efektive e efikase”, është shprehur presidenti Thaçi.
Ai ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“U bëj thirrje të gjitha institucioneve e partive të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/277833356956028/?t=6
(M.Q / Epoka e re)