Presidenti Thaçi: Serbia po tenton ta politizojë edhe sportin

09 maj 2018 | 10:26

Presidenti Hashim Thaçi e ka konsideruar të papranueshme ndalesën e pjesëmarrjes së karateistëve të Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë për seniorë që mbahet në Novi-Sad.

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se me sjellje të tilla, Serbia po tenton ta politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar ndalimin që Serbia i ka…