Presidenti Thaçi shkon për ngushëllime në familjen e policit të ndjerë Izet Demaj
02 janar 2019
| 14:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen e policit të ndjerë Izet Demaj në Vrellë të Istogut.
Të shtunën e kaluar vet Presidenti i vendit e kishte shpallur ditë zie në nder të policit të vrarë Izet Demaj.
Rikujtojmë që Demaj u vra nga hajduti i cili kishte tentuar të plaçkiste njërën nga bankat në qytetin e Istogut. Polici i ndjerë la pas gruan dhe dy vajzat e tij.