![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/C67497B1-22DB-41D2-981A-2C61FB70E32A-scaled.jpeg)
Presidenti Thaçi: Sipas AKI-së, të deportuarit kanë rrezikuar sigurinë kombëtare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për medie, në të cilën ka folur rreth arrestimit dhe deportimin e shtetasve turq për në Turqi.
Thaçi ka treguar se për këtë rast ka pranuar një raport nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në lidhje me rrethanat dhe procedurat që kanë çuar drejt deportimit të shtetasve turq, raporton “Epoka e re”.
Sipas raportit të AKI-së, arsye e vetme pse këta shtetas janë deportuar nga Kosova është se ata kanë pas informata për veprime të paligjshme, që sipas AKI-së kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.
“AKI-ja në mënyrë të detajuar sqaron arsyet qe kanë çuar deri të arrestimi dhe kërkesa për deportimin e shtetasve turq. Arsyeja e vetme ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovës. Ata kanë qenë të përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.