Presidenti Thaçi: Sot i jepet fund izolimit të Kosovës
18 korrik 2018
| 15:02
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se falë politikës pro evropiane dhe punës disavjeçare, sot do t’i jepet fund izolimit të Kosovës.
“Të nderuar miq, duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për media me komisionarin e BE-për për migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/