Presidenti Thaçi takoi në Paris presidentin Vladimir Putin (Foto)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së presidentit Thaçi në 100- vjetorin e dhënies fund të Luftës së Parë Botërore, ngjarje kjo e cila po shënohet në Paris të Francës.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka postuar edhe fotografitë gjatë takimit me Putinin, ka bërë me dije se biseduan për dialogun Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Në këtë temë, presidenti Putin ishte i qartë: ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi.
In #Paris, I met President @PutinRF_Eng, focusing on dialogue for the normalization of relations btwn Kosovo & Serbia for comprehensive, binding agreement. On this topic, President Putin was clear: “If you (#Kosovo & #Serbia) achieve a peaceful agreement, Russia will support it”. pic.twitter.com/TAXILAXutD
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 12, 2018