
Presidenti Thaçi të hënën do ta vizitojë burgun e Dubravës
24 maj 2020
| 20:57
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nesër (e hënë) do të vizitojë burgun e Dubravës në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë që u vranë 21 vjet më parë.
Kjo bëhet e ditur nga Zyra e Presidentit në një njoftim për media.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh nesër viziton burgun e Dubravës në komunën e Istogut.”, thuhet në njoftim.
Vizita e tij sipas këtij njoftimi thuhet se do të bëhet në orën 10:30.