Presidenti Thaçi ua dhuron prindërve të vet librin e shkruar për të
25 shkurt 2018
| 14:35
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka dhuruar prindërve të vet librin i cili i kushtohet veprimtarisë së tij.
“Pata kënaqësinë t’ia përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjerësisht për këtë libër nga autorët. Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten por sot patëm arsye t’i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.