Presidenti Thaçi udhëton për në Amerikë
06 shkurt 2018
| 09:28
Presidenti Hashim Thaçi do të udhëtojë sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.
Kjo ngjarje organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.
Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës.