Presidenti Thaçi uron 2020-n, ky është mesazhi i tij
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve.
Thaçi përmes një video-mesazhi të ndarë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor.
Ai ka uruar që viti 2020 të jetë i mbarë.
Urimi i plotë i presidentit:
Të dashur qytetarë,
Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.
Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi.
Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen.
Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.
Urime viti 2020! HTH