Presidenti Thaçi uron Dritën

20 maj 2018 | 21:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Dritën, kampionin e ri të Superligës së Kosovës.

Sipas presidentit, dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

“E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook“.

Sipas tij Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrin suksese edhe në fushat e gjelbra europiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, pas ndeshjes së finales së Vala Superligës së Kosovës…