Presidenti Thaçi uron komunitetin goran për 6 majin
06 maj 2019
| 17:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin goran, me rastin e festës së tyre.
Thaçi ka thënë se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës.
“Komunitetit goran në Kosovë ua uroj 6 Majin, Ditën e Goranëve. Shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë tonë. Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/