Presidenti Thaçi uron kryeministrin e ri të Britanisë
23 korrik 2019
| 14:20
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Boris Johnson me rastin e zgjedhjes kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.
“Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/