Presidenti Thaçi uron për festën e Krishtlindjes
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e me rastin e Ditës së Krishtlindjes.
Thaçi ka theksuar se kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin. “Uroj të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë”, është shprehur ai.
Urimi i plotë i presidentit:
Kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin, uroj të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë.
Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj.
Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë.
Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin.