Presidenti Thaçi vizitoi familjen e heroinës Vasfije Krasniqit
03 korrik 2020
| 20:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi-Goodman. Thaçi ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ se ‘shembulli emblematik i së vërtetës së ndodhur në Kosovë ēshtë vet Vasfija’.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë! HTH
https://youtu.be/8GDtvtSn3io