Presidenti Thaçi viziton familjen e urologut që ia hoqi gurët nga veshkat
Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar familjen e urologut Bashkim Gllareva, i cili e realizoi intervenimin endourologjik për heqjen e gurëve nga veshkat.
Thaçi para disa ditësh ka kryer një intervenim në Klinikën e Urologjisë në QKUK, pasi u diagnostikua me gurë në veshka. Intervenimin e kryen ekipi i përëbërë nga drejtori i Klinikës Dr. Sabit Mehmeti shef i ekipës, Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj.
Postimi i plotë i Dr. Bashkim Gllarevës në Facebook:
Me 30 prill Presidenti Hashim Thaçi së bashku me Gjeneral Sami Lushtakun, vizituan në perkujtim në 21 vjetorin e masakrës së Verbovcit (Fortesës) fshatin tim.
Në shenjë falenderimi dhe respekti ndaj meje dhe profesionit tim mjekësor
vizituan prindërit dhe familjen time duke respektuar masat e vendosura nga IKSHP dhe rekomandimet e OBSH-së.
Per mua ishte impresionuese dhe inkurajuese kur i shihja duke biseduar Baben e Nanen me Presidentin Thaçi per trajtimin qe kane marr nga ana ime, ndersa une si çdo mjek tjeter i lumtur kur i shof qe i kam pran dhe te fuqishem si çdo herë.
Presidenti me respekt ndaj të moshuarve, ju tregonte me fjalë superlative për trajtimin mjekësorë që ka marrë nga unë dhe koleget e mi në Urologji/QKUK.
Prindërit u gëzuan për shëndetin e mirë të Presidentit.
Per shkak te karantinës, fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kisha aty, për të cilët shprehi interesim edhe Presidenti t’i takoj, të cilët gjithashtu u mbeti merak që nuk kanë qenë në këtë takim miqësorë!
Gjenerali Lushtaku me emocion kërkonte ta shihte oden që në të cilen kishte bërë gjumin disa herë me shokë gjatë luftës.
Murati ushtari i UÇK-së, idoli i shumë të rinjve ishte i emocionuar, u ndi i lirë sepse ishte në shtëpi te vet dhe kishte gjithashtu kujtime nga koha e luftës.
Unë i falenderova per respekt dhe ju them që “Ata që respektojnë të tjerët, kanë respektuar veten e tyre’’.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite isha i gëzuar me shëndetin e mirë të Presidentit i cili për një kohë rekorde është ri-koperur pas ndërhyrjes që kishte në QKUK.
Faleminderit Presindent, të uroj të qëndrosh i fortë siç ke qenë gjithmonë përballë çdo stuhie!