Presidenti Thaçi viziton Japoninë në muajin shtator
27 gusht 2019
| 17:13
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta vizitojë Japoninë në muajin shtator të këtij viti.
Lajmi është bërë me dije në takimin që zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pasur me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovë, Kiyoshi Koinuma, raporton “Epoka e re”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në takim Pacolli-Koinuma nder të tjera është diskutuar edhe vizita shtetërore që presidenti Thaçi do ta zhvillojë në Japoni muajin e ardhshëm, dhe për pritshmëritë për rezultatet konkrete të kësaj vizite.
/Epoka e re/