
Presidenti Thaçi viziton kështjellën e Osaka-s në Japoni (Foto)
Në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, se bashku me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e ka vizituar shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore.
Po ashtu ai ka vizituar edhe kështjellën e Osaka-s që njihet si simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën.
“Bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore. Më pas vizituam edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi. Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/