Presidenti thirrje për kujdes ndaj Covid-19: Mbani maskat

08 qershor 2020 | 11:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në një konferencë për medie, ai i ka ftuar qytetarët të bartin maskat kundër Covid-19 .“Ta ruajmë distancën e nevojshme, të mbajmë maskat kur është e nevojshme dhe ta ruajmë higjienën”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka paralajmëruar së nëse ka përkeqësim të gjendjes, institucionet e Kosovës do të detyrohen t’i kthejnë masat që kanë qenë më herët.

(M.K /Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media…