Presidenti Thaçi kujton nënën e luftëtarëve të lirisë, nënën Azë
16 shtator 2018
| 11:29
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar në njëvjetorin e vdekjes nënën Azë, e cila sipas presidentit ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë.
Postimi i plotë i Thaçit:
U bënë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri. Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë. Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të. HTH