Presidenti Trump u rekomandon qytetarëve të mbajnë maska jomjekësore
04 prill 2020
| 10:23
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që amerikanët të mbajnë në mënyrë vullnetare maskat jomjekësore në publik për ta kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Maskat mjekësore duhet të ruhen për personelin mjekësor. Ato nuk zëvendësojnë distancimin social.
SHBA-të kanë 278 mijë të infektuar, 7,403 të vdekur dhe 12,283 të shëruar. Epiqendra e virusit është qyteti i NeW Yorkut.