Presidenti Trump i shkruan Haradinajt

09 janar 2019 | 15:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar mesazh urimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, për festat e fundvitit.

“Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së menaxherit në ndërmarrjen “Trepça”, Xhevdet Tahiri,…