Presidenti Trumpi kërkon fonde shtesë për të rikthyer Amerikën në Hënë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar fonde shtesë në vlerë 1.6 miliard dollarë për të rikthyer amerikanët në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2024.
Kërkesën për rritje të fondeve drejtuar Kongresit, presidentit amerikan e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Nën administratën time po rikthejmë madhështinë e NASA-s. Do të kthehemi në Hënë dhe pastaj në Mars”, ka shkruar Trumpi.
Kërkesa për fonde shtesë bëhet dy muaj pasi nënpresidenti i ShBA-së, Mike Pence, ka deklaruar objektivat për të shkurtuar periudhën e planifikuar më parë të dërgimit të astronautëve në Hënë.
Agjencia e Hapësirës së ShBA-së (NASA) kishte planifikuar më parë të dërgonte në Hënë anije hapësinore me ekuipazh në vitin 2028.
Astronautët amerikanë kishin shkelur në sipërfaqen e Hënës për herë të parë në vitin 1972.