Presidenti i UEFA-s uron Agim Ademin
Agim Ademi është zgjedhur te premten president i Federatës se Futbollit të Kosovës (FFK)).
Ademi mori 58 vota në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, i cili u mbajt pas vdekjes se papritur të presidentit Fadil Vokrri.
Pas kësaj zgjedhje ka uruar edhe presidenti i UEFA’s, Aleksander Ceferin, i cili ka uruar kryetarin e ri.
“Ju uroj për përzgjedhjen unanime si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Jemi të gjithë bashkë të pikëlluar pas vdekjes së papritur të mikut dhe kolegut tonë të dashur, Fadilit. Jam i bindur se ai do të ishte i lumtur të ju shihte se ju jeni presidenti i ri i FFK-së. Duke shërbyer me zell si zëvendëspresident, nuk ka dyshim se ju jeni personi i duhur për të marrë rolin e liderit – dhe besoj në vendosmërinë tuaj për futbollin në Kosovë dhe dedikimin tuaj për të udhëhequr përpara projektet që janë në zhvillim”, thuhet në letrën e urimit të UEFA-s.
“Qasja në fushat e futbollit është qenësore për të luajtur këtë lojë dhe fuqishëm ju inkurajoj të vazhdoni këtë punë të rëndësishme për të ndërtuar dhe për të krijuar hapësira të sigurta e praktike sa më shumë që është e mundur. Ju uroj gjitha të mirat Agim dhe jam në dispozicionin tuaj për çdo ndihmë që keni nevojë. Ju lutem konsiderojeni UEFA-n si familjen tuaj të futbollit dhe jini të sigurt se mund të trokisni në dyert tona për përkrahje, njohuri apo udhëzime sa herë që keni nevojë”, thuhet më tej.
Agim Ademi pas zgjedhjes kishte premtuar se do ta përmbushte punën që e kishte lënë në gjysmë, legjenda Fadil Vokrri.