Presidenti ukrainas insiston në integritetin territorial të Ukrainës

28 mars 2022 | 12:04

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka insistuar në integritetin territorial të vendit të tij përpara bisedimeve me Rusinë në Turqi këtë javë.

“Prioritetet e Ukrainës në bisedime do të jenë sovraniteti dhe integriteti territorial”, i ka thënë Zelensky kombit të tij në fjalimin e tij të vonshëm më 27 mars.

Në një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin më 27 mars, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka rënë dakord të ishte nikoqir i bisedimeve dhe ka bërë thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare, kanë thënë zyra e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Marigona Hill Prishtinës e ka fituar Kupën e…