Presidenti ukrainas kritikon evropianët: Ju thatë “kurrë më”, por ja ku po ndodhë
25 shkurt 2022
| 13:19
I veshur me veshje ushtarake, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus.
“Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, ju thatë ‘kurrë më’, por ja ku është përsëri dhe nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur”, ka thënë ë ai.
Zelenskyy ka thënë se nuk është tepër vonë për të ndaluar agresionin rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve në të gjithë BE-në të protestojnë.
“Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”, ka thënë Zelenskyy