Presidenti ukrainas shpall mobilizim të përgjithshëm
24 shkurt 2022
| 23:33
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpallur mobilizim të përgjithshëm.
Vendimi erdhi vonë gjatë të enjtës, përderisa më herët ai kishte shpallur edhe gjendjen e luftës.
Presidentti ukrainas në një vendim të mëparshëm ka kërkuar nga qytetarët e moshës 18 deri ne 60 vjeç, që mos ta lëshojnë vendin.
Me këtë gjendje tashmë e gjithë popullata duhet të mobilizohet dhe të jetë në dispozicion për t’i ndihmuar vendit në luftën ndaj Rusisë.