Presidenti ukrainas Zelenskiy: Mos e vendosni foton time në zyre, vendosni ato të fëmijëve tuaj
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, ka kërkuar nga punonjësit në sektorin publik që të mos vendosin fotografinë e tij nëpër zyre, por në vend të saj të kenë fotot e fëmijëve të tyre.
Zelenskiy, që fitoi zgjedhjet presidenciale pa pasur përvojë të mëhershme në politikë, dhe më parë ishte aktor komedian, fitoi zgjedhjet me një platformë të fuqishme anti-korrupsion.
“Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.
Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.
Fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim.