Presidenti uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

03 qershor 2019 | 20:24

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë. Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka paralajmëruar se…