Presidenti uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
05 maj 2019
| 19:54
Presidenti Hashim Thaçi në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve myslimanë u ka uruar agjërim të lehtë, mirësi dhe përmbushje shpirtërore.
“Ky muaj i adhurimit, solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit e forcon besimin në Krijuesin, familjen dhe shoqërinë tonë. Pandalshëm, ne të gjithë duhet të përpiqemi ta rrisim përkushtimin tonë për vepra të mira, humanizëm dhe ruajtje të vlerave njerëzore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.