Presidenti uron pashkët ortodokse
08 prill 2018
| 10:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e pashkëve.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve”, ka shkruar Thaçi në në llogarinë e vet në “Facebook”
Ai ka shtuar se festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze. “Dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik. Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore”, ka shkruar Thaçi.