Presidenti uron për ushtrinë: Gjithmonë në nderim të atdheut
18 tetor 2018
| 15:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar për votimin e pakove të ligjeve në Kuvendin e Kosovës e cila parasheh transformimin e FSK-së në ushtri.
Në profilin e vet në “Facebook”, Thaçi ka shpërndarë një video, në të cilën janë prezantuar disa stërvitje të pjesëtarëve të FSK-së, dhe pjesë të fjalimit të tij, kur si ish-kryeministër kishte bërë publike iniciativën për transformimin e kësaj force.
“Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1131925723624756/