Presidenti vazhdon konsultimet me përfaqësuesit e partive politike
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me partitë politike për hapat që duhet ndërmarrë në realitetin e ri të krijuar politik.
Presidenti Thaçi ka takuar deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinollin, i cili është përfaqësues i komunitetit rom, Danush Ademin, përfaqësues i komunitetit ashkalinj dhe Veton Berishën, përfaqësues i komunitetit egjiptian.
Presidenti Thaçi ka thënë se po shqyrtohen mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike.
Takimet e presidentit Thaçi me përfaqësuesit e partive politike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Dje presidenti ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+.