Presidenti vazhdon takimet, pret në zyre Limajn
Presidenti Hashim Thaçi është duke vazhduar takimet me krerët e partive politike.
Ai aktualisht është në takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, derisa pas tij do ta takojë kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Thaçi takimet i ka nisur me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për të vazhduar më pas me liderin e opozitës Kadri Veselin.
Pas Veselit, i pari i vendit është takuar edhe me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Në ndërkohë, në agjendë të presidentit ishte paraparë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por ky i fundit nuk e ka pranuar ftesën.
I pari i shtetit në kuadër të takimeve konsultative do t’i takojë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe ata të komuniteteve të grupit parlamentar 6+.
Presidenti Hashim Thaçi po takohet me të gjithë liderët e partive politike me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.