Presidenti: Vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, humbje e madhe
11 mars 2019
| 10:31
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, është një humbje e madhe për familjen Buja dhe gjithë miqtë e tij.
“Familja Buja u shqua për kontributin e madh në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë miqve të tij!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Thaçi.