Presidenti vendos kapelën e UÇK-së (Foto)
27 maj 2019
| 17:44
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka përkujtuar betejën e Pashtrikut si dhe është takuar edhe me disa bashkëluftëtarë të cilët kanë qenë të veshur me uniformë të UÇK-së.
Me këtë rast, Thaçi ka realizuar disa fotografi me bashkëluftëtarët e tij, duke mbajtur në kokë një kapelë me emblemën e UÇK-së.
“Në Planejë të Hasit, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/