Presidenti Vokrri vizitoi ambasadën e Kosovës në Bruksel
06 mars 2018
| 14:25
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ndodhet për vizitë në Bruksel.
Ai me këtë rast ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, së bashku me biznesmenin e suksesshëm Xhevat Abazi, që njëherësh është edhe menaxher i futbollistit të spikatur kosovar, Edon Zhegrova. Me këtë rast ata janë pritur nga zyrtari i lartë i ambasadës, Jeton Krasniqi.