Presidenti Vuçiq i drejtohet popullit serb për Kosovën
16 mars 2018
| 15:03
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nesër (e shtunë) do t’i drejtohet popullit serbë për dy tema, Kosovën dhe politikat e popullsisë së Serbisë.
Zyra për medie e Presidencës së Serbisë, ka njoftuar se Vuçiqi do t’i adresohet popullit në orën 11:00.
Vuçiqi ka njoftuar në Prokuplje, se nesër do të sjellë më shumë detaje lidhur me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.