Presidenti Vujanoviq uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë
Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar telegram urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në urimin e presidentit Vujanoviq, është thënë se Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japin kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre.
“Jam i bindur që do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim. I nderuari president, ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në kryerjen e detyrës tuaj të lartë”, është theksuar në urimin e presidentit malazez.
Urimi i plotë i presidentit Fillip Vujanoviq:
I dashuri president, në emër të qytetarëve të Malit të Zi, dhe në emrin tim personal, u dërgoj urimet e përzemërta me rastin e festës kombëtare, 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira më të mira për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.
Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japim kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre.
Jam i bindur që do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim.
I nderuari president, ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në kryerjen e detyrës tuaj të lartë.
Ju lutem i pranoni konsideratat e mia më të larta.
Fillip Vujanoviq