Presidentit kroat i prishet aeroplani, nuk shkon në Londër për kurorëzimin e Mbretit Charles
05 maj 2023
| 14:34
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Arsyeja është se aeroplani zyrtar me të cilin planifikonte të shkonte, ka pësuar një defekt, ka njoftuar Presidenca kroate.
Drejtoria qeveritare për shfrytëzimin e aeroplanëve zyrtarë të premten ka njoftuar kabinetin e Milanoviqit se “aeroplani zyrtar ka një defekt teknik, gjë që e bën atë të pamundshëm të përdoret për fluturimin e planifikuar”.
Milanoviqi është dashur të udhëtojë për në Londër këtë pasdite, pas vizitës në Pula.
Kurorëzimi i Charles III do të bëhet nesër (e shtunë).