Presidentit Thaçi i dorëzohet Raporti i Progresit
18 prill 2018
| 13:46
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka pranuar Raportin e Progresit nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova.
“Sot pranova nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2018. Kosova mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha reformave që dërgojnë shtetin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/